Bashkimi Europian deklaroi se zgjedhjet e së dielës në komunat veriore të Kosovës ishin në përputhje kuadrin ligjor të vendit.

Megjithatë, sipas Brukselit ato nuk përbëjnë një zgjidhje politike afatgjatë. Blloku europian konsiderohet se një zgjidhje e tillë do të arrihet vetëm me kthimin e serbëve në institucione.

“BE-ja e pranon se zgjedhjet u mbajtën në përputhje me kuadrin ligjor të Kosovës dhe se janë bërë përpjekje që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Në të njëjtën kohë, BE-ja shpreh keqardhje që jo të gjitha partitë dhe komunitetet e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja shumë e ulët, veçanërisht në mesin e qytetarëve serbë të Kosovës, tregon se ky proces nuk është dhe nuk mund të konsiderohet si një punë e zakonshme”, thuhet në deklaratë.

“Këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione dhe që Kosova ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit së Komunave me shumicë serbe duhet të përmbyllet sa më parë që është e mundur”, vazhdon mesazhi ne te cilin nënvizohet se është e domosdoshme që urgjentisht të rivendoset një situatë ku serbët e Kosovës të marrin pjesë aktivisht në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veriun e Kosovë”.

Largimi i serbeve nga institucionet në veriun e Kosovës në nëntor të vitit 2020 blloku është angazhuar me të dyja palët për të lehtësuar kthimin e tyre. Zgjedhjet e së dielës në për kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposavicit dhe Zubin Potokut, u bojkotuan nga partitë politike serbe në zonë me kërkesë te Beogradit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA