Alimehmeti: Përfaqësoj një model tjetër politik, PS model të ushtarëve të kryetarit

24/04/2023 23:07

Demokrati Ilir Alimehmeti ka krahasuar mbrëmjen e sotme në Top Story ideologjinë e Partisë Socialiste dhe atë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai tha se demokratët kanë synim mbështetjen e njerëzve dhe kandidatët janë të lirë ndërsa në kampin tjetër kandidatët kanë varësi nga kryetari.

“Zgjedhja e kryetarit të bashkisë është e vetmja formë e demokracisë së drejtpërdrejtë që na ka ngel neve në Shqipëri nuk kemi. Ne po zgjedhim personin ekipin dhe platformën ky është ndryshimi ideologjik që kem mes dy kampeve. Te kampi nga krahu tjetër mendohet se janë automatikisht zgjatime të kryetarit se i kanë sytë lart. Te kampi jonë bëmë primare e kemi te mbështetja te strukturat dhe njerëzit, kampi jonë është ku duhet të jetë, se pushteti vendor ka të bëje me shërbime nga njerëzit. Gjithë kjo tymnaja është ta heqin vëmendjen nga këtu, e gjithë strategjia është të mos japim premtime se është një opozitë që do të na i mbajë mend të gjitha. Jemi gati të dalim përballë se nuk e shoh nga krahu tjetër dhe kur del aty duhet të thuash edhe se çfarë bëre Klosi e tha shumë qartë vartësinë nga kryetarët e ka PS-ja në e kemi me zgjedhje e bëmë me primaret. Targetin e kemi në fitore.”- tha Ilir Alimehmeti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA