Edhe në komunën e Zveçanit qendrat e votimit janë hapur në kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar dhe këshilltarë komunalë.

Kandidatja e pavarur dhe e vetme serbe, Sllgjana Pantoviç ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimit pranë stacionit të policisë në Zveçan. Pas votimit, ajo deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tani gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Pantoviç ka falënderuar të gjithë ata që dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës.

Janë gjithsej pesë qendra të votimit në të cilat 6 mijë e 998 qytetarë të kësaj komune do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të vote.

Situata aktuale e sigurisë është e qetë dhe nuk ka ndonjë problem, ndërsa vërehen pjesëtarët e Policisë së Kosovës afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, kanë të drejtë vote gjithsej 45 mijë e 95 qytetarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA