Pirpiria e Gjirokastrës veshja disa shekullore që përcaktonte klasën shoqërore të individëve që e mbanin veshur nuk ishte shfaqur në publik apo evente artistike që prej katër dekadash.
Momenti i fundit i dokumentuar ishte pirpiria e mbuluar me dekoracione qëndisur në fije ari e prezantueses së eventit me rastin e çeljes së pikës kufitare të Kakavijës në fillim të viteve ‘80.
Lizeta Hatika një artizane nga Gjirokastra punoi rreth tre vjet e asistuar nga artisti dhe etnografi Stavri Çati për ta risjellë të plotë këtë veshje të rrallë të qytetit.
Çati që ka dokumentuar në detaje elementët e veshjeve të 7 zonave etnografike të Gjirokastrës tregon se kemi të bëjmë me një kostum shumë pranë origjinalit.
Lizeta është kujdesur për të gjitha detajet e veshjes që mbulon gjithë trupin. Disa vite më parë realizimin autentik e pengonte gjetja e materialeve origjinale por së fundi gjithnjë e më shumë artizanët po i rikthehen traditës së punimit të shajakut, mëndafshit dhe bizhuterive prej argjendi dhe ari.
Për nga stili i qëndisjes Gjirokastra renditej në mesjetë si qendra e dytë më e rëndësishme në Ballkan pas Stambollit. Edhe Kollokotroni luftëtari i Pavarësisë së Greqisë e ka qepur pirpirinë e dasmës së tij tek familja Tauzi në Gjirokastër që në atë kohë ishte e njohur në të gjithë rajonin.
Top Channel