Partizani do të përpiqet të mos u humbasë tërësisht shpresat për garën për titull në ndeshjen e nesërme përball Bylis, kjo lidhur edhe me shpresën për një hap fals të Tiranës ditën e sotme e cila luan në Shkodër përball Vllaznisë.

Përballë Bylisit të kuqt i kanë fituar të treja ndeshjet e zhvilluara në tre fazat e mëparshme të kampionatit, megjithatë trajneri Kolela nuk e sheh si një ndeshje të fituar që në letër këtë ndeshjet të nesërme.

“Shpresojmë, do të bëjmë gjithçka që të mund të fitojmë më pas të shohim çfarë do të ndodh. Ndeshjet janë të gjitha të vështira por unë e përsëris sërish edhe pse kemi fituar tre herë, Bylisi është një nga skuadrat më të mira që kam parë. Luan një futboll shumë cilësor”, tha Giovanni Colella-trajner i Partizanit.

Sa I përket garës për titull, duke qenë se pas javës së shkuar trajneri Italian deklaroi se gjithçka është mbyllur tashmë, një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes së radhës deklaron.

“Sigurisht pesë pikë 7 ndeshje nga fundi janë shumë, gjithçka mund të ndodh por pesë pikë janë shumë”, shtoi më tej ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA