“Reali ëndrra ime e madhe”, ylli i Premier “lë thatë” Arsenalin dhe Chelsea

21/04/2023 16:37

Moises Caicedo është një nga mesfushorët më të dalluar të këtij sezoni në Premier League.

21-vjeçari nga Ekuadori (30 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren latine) po shkëlqen me Brighton.

Caicedo kërkohet prej kohësh nga Arsenali dhe Chelsea, por ëndrra e tij është të luajë një ditë në “Santiago Bernabeu”.

Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaj me Realin e Madridit. Ata janë skuadra më e mirë në botë. Unë po luaj shumë mirë, kështu që pse jo të mos luaj dhe fitoj Champions League një ditë me Realin.

Është kënaqësi të shohësh Realin duke luajtur. Më pëlqen shumë edhe personaliteti që kanë lojtarë si Vinicius Junior, Camavinga apo Valverde…

Më pëlqen shumë edhe Toni Kroos, e shijoj lojën e tij. Por, unë e di se duhet të punoj shumë për të luajtur një ditë me Realin”, deklaroi Caicedo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA