Myslimanët festojnë sot Fitër Bajramin! Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

21/04/2023 07:25

Besimtarët Myslimanë kanë falur sot namazin e Fitër Bajramit që sinjalizon kështu edhe fundin e muajit të Ramazanit, muaji më i madh i fesë islame në të cilën besimtarët kanë sakrifikuar me agjërim për 30 ditë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse për këtë festë të madhe ka kujtuar vitin jubile të komunitetit myslminan në vendin tonë, i cili mbush 1 shekull.

“Përgëzoj Komunitetin Mysliman për 1 shekull jetëgjatësi sakrifica dhe suksese. Një 100 vjetor i cili e ka bërë vendin tonë në sajë të besimtarëve më të begatshëm dhe në tërësi i ka dhënë një vlerë që krenohemi të gjithë siç është mirëkuptimi dhe bashkëjetesa fetare”- u shpreh Spahiu.

Me faljen e namazit të Fitër Bajramit, ka përfunduar muaji i madh dhe i shenjtë i Ramazanit, ku të gjithë besimtarët nën moton e paqes, mëshirës dhe dashurisë agjëruan për 30 ditë me shpresën e shpërblimit të madh.

FOTO GALERI
2/34

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA