Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore
Keisi Medini nisi një romancë me Krist Aliajn gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP 2”, por disa javë më vonë vendosën të ndërpresin njohjen.
E ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, këngëtarja foli për raportin e saj me Kristin, që tha se u ndërpre sepse ajo kërkon të trajtohet më mirë nga partneri i saj.
Më tej, Keisi tregoi se si i ka përjetuar lajmet se Kristi ka një njohje jashtë dhe një vajzë e identifikuar me emrin Zaza pretendon se është e dashura e tij.
“Çudia më e madhe ishte kur Kristi më tha njëherë aty brenda t’i bëja flokët e shkurtra, të zeza, se të shkojnë më shumë. Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë… Çudi më erdhi”, shprehet Keisi.
Ish-banorja e “BBV” thotë se është ndjerë keq pasi ka mësuar për Zazën.
“Tradhti nga ana e tij po, por unë jam më e mirë se sa duhet. Ai brenda ka shprehur se ka një njohje, nuk ka thënë që ka një lidhje. Jam ndjerë keq sepse ka thënë thjesht një njohje, nuk e mendova që ishte kaq serioze”.
Top Channel