18/01 11:28
Frank Lampard do të mbyllë sezonin si trajneri i Chelsea, ndërkohë që drejtuesit e klubit po studiojnë alternativa të ndryshme. Emra si Luis Enrique apo Julian Nagelsmann janë përfolur për stolin e “Bluve të Londrës”.
Ndërkohë, shtypi britanik shkruan se për momentin favoriti kryesor është një argjentinas. The Telegraph raporton se drejtimin e Chelsea pritet ta marrë Mauricio Pochettino.
Ky i fundit e njeh mirë Premier League pasi ka punuar më parë me skuadra si Tottenham dhe Southampton. 51-vjeçari cilësohet si personi i duhur për të rikthyer Chelsea në garë për fitimin e trofeve. Të paktën për momentin…
Top Channel