Slot: Finalja në Tiranë ishte e balancuar, Roma ka shumë lojtarë të mirë jo vetëm Dybalan e Abraham

20/04/2023 09:19
2N0JHF2 ROTTERDAM, 05-02-2023, Stadium de Kuip, Dutch Eredivisie Football, season 2022 / 2023, Match between Feyenoord and PSV 2-2. Arne Slot (Photo by Pro Shots/Sipa USA)

Për trajnerin e Feyenoord, Arne Slot, Roma nuk ka vetëm Dybalan dhe Abraham.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të Europa League ndaj italianëve, tekniku i skuadrës holandeze u shpreh se Roma edhe lojtarët e stolit i ka të “frikshëm”.

“Nuk e di se kush do të jetë në dispozicion të Romës. E di që Dybala është stërvitur, por jo me intensitet. Më pas disa lojtarë të tjerë pushuan në ndeshjen e parë, por jam dakord që Roma është një ekip me shumë cilësi edhe në stol. Kur përballesh me një ekip me shuma të mëdha financiare dhe me lojtarë të fortë që nuk ishin titullarë ndeshjen e parë, kupton forcën e kundërshtarit. Ata kanë kampionë të mëdhenj, nuk mund të mendojmë vetëm për Dybalan dhe Abraham.”-tha Slot.

Më tej duke folur për humbjen ndaj skuadrës së Mourinhos në finalen e Conference League që u luajt në “Air Albania”, trajneri i Feyenord theksoi se ajo sfidë ishte e balancuar.

“Finalja e Conference League e vitit të kaluar? E humbëm në masë, ashtu siç fituam në masë në ndeshjen e parë. Ishin gara të balancuara”.-deklaroi Slot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA