Përgjigjen e parë të kërkesës së Gabriel Escobarit që propozimet për një variant të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të mbërrijnë në tryezën e negociatorëve deri në 2 maj, kur pritet një takim i nivelit të lartë në Bruksel, ia dha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Konjufca u shpreh skeptik se diçka e tillë do të pranohet brenda kornizës kohore që parashikon i dërguari i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. I pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë të përfaqësuesit të lartë të DASH-it, ai tha se nuk përjashtohet mundësia që edhe propozimi i ri që do të bëjë grupi menaxhues, të mos pranohet nga Kosova.
“Nuk e përjashtoj se as varianti i ri i Asociacionit nuk do të funksionojë duke parë përbërjen e këtij ekipi menaxhues, që ka në radhët e tij edhe deputetë të Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën”, u shpreh Konjufca.
Ai shtoi më tej se nëse propozimi është në interes të Serbisë, atëherë ekipi menaxhues, sipas kryeparlamentarit, duhet të shkarkohet. Konjufca nënvizoi se pret që situate të sqarohet në 2 maj, kur është caktuar të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Kosova duhet të tregojë se nuk ka kurrfarë detyrimi dhe nuk duhet ta bëjë asnjë hap, pa u realizuar shtylla e parë që është njohja de facto nga Serbia”, tha ai.
Top Channel