Isaac Newton kishte parashikuar se ‘fundi i botës’ do të vijë së shpejti (fotot)

20/04/2023 17:56

Njerëzimi mund të ketë bërë një rrugë të gjatë deri këtu, por nëse do të besojmë ato Isaac Newton ka shprehur për çështjen atë herë mund të jemi pranë “fundit të botës”.

Shumë kritikë thonë se dhe shkencëtaret e matematikanët më të mirë nganjëherë gabojnë, por kjo nuk i ndalon ata të shprehin mendimet e tyre, edhe pse nganjëherë mjaft të vrazhda.

Nëse marrin për shembull Nostradamus, në vitin 1555 astrologu francez ka shkruan se në vitin 2023 do të ketë një luftë madhore shtatë-mujore, ku “njerëzit do të vdesin nga ligësia”.

Kjo nuk është shumë inkurajuese duke pasur parasysh se nga viti ku jetojmë, kanë mbetur vetëm tetë muaj.

Parashikimet e Newton ishin bërë në vitin 1704, kur ai shkroi disa ekuacione matematike dhe shpjegonte sesi besonte se kishte llogaritur kur do të vinte fundi botës.

Por para se të tmerroheni duhet të dini se ai kishte parashikuar edhe më parë disa data të fundit të botës, që nu rezultuan të sakta.

Në rastin në fjalë  Newton shprehu besimin se fundi do të ndodhë në vitin 2060 – pra vetëm 37 vjet larg.

Kjo datë është 1260 vjet larg themelimit të Perandorisë së Shenjtë Romake në vitin 800.

Është shqetësuese se 2060 mund të përfshihet në jetën e shumë prej nesh sot, por prej lidhjeve të tij me fenë, versioni i Newton nuk është një fund me një shpërthim të madh e shkatërrimtar.

Ai tha se beson se kjo është koha kur Jezusi do të kthehet për të sjellë paqen në botë, dhe ndoshta do të hakmeret dhunshëm ndaj atyre e kanë kundërshtuar e tradhtuar, prandaj për këtë pjesë duhet të kemi kujdes, shkruajnë me ironi mediat.

Nëse Newton do të jetë të drejtë apo jo, kjo është ende për t’u verifikuar.

Parashikimi i kontestuar i aristokratit britanik se bota do të pësojë një “reset” në vitin 2060 është diskutuar në librin e Florian Freitstetter, i cili thotë:

“Newton shpenzonte shumë kohë duke studiuar tekstet e vjetra fetare dhe është përpjekur të krijojë një kronologji të ngjarjeve të mëparshme, për t’i sistemuar ato sipas rendit”.

Freitstetter shton:

“Ai është i bindur se ngjarjet janë të paracaktuara nga Zoti ose Universi dhe kishte nxjerrë epokat e tij profetike nga Bibla. Për të 2060 do të ishte nisja e re, ndoshta të shoqëruara nga luftëra e katastrofa por të pasuara nga një epokë e re hyjnore”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA