Është e vështirë të kuptosh se si ose pse kanceri në një pjesë të trupit mund të ketë efekte në një pjesë tjetër të trupit. Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një gruaje e cila, pasi vuri re se pëllëmbët e saj dukeshin të çuditshme, u diagnostikua me kancer në mushkëri.
Historia u zbulua nga një studim i botuar në The New England Journal of Medicine. Një grua 73-vjeçare, u paraqit fillimisht në një klinikë dermatologjike me lezionet kruajtëse dhe të dhimbshme në pëllëmbët e saj të duarve. Gruaja u tregoi gjithashtu mjekëve historinë e saj të pirjes së duhanit për 30 vitesh dhe se kishte pasur një kollë të vazhdueshme vitin e fundit dhe kishte humbur 11 kilogramë në vetëm katër muaj.
Gjatë ekzaminimit të duarve të saj, mjekët vunë re demarkacion të mprehtë të palosjeve në vijat e duarve të saj, lëkurë ngjyrë kafe tek pëllëmbat e duarve dhe gërvishtje të lëkurës.
Mjekët kryen më shumë teste, duke përfshirë një tomografi kompjuterike të gjoksit, barkut dhe legenit të saj dhe gjetën një nyjë të parregullt në lobin e sipërm të majtë të mushkërive të saj dhe nyjet limfatike mediastinale të zgjeruara (gjëndra midis sternumit dhe shtyllës kurrizore). Ajo u diagnostikua me adenokarcinoma, një kancer që formohet në qelizat e gjëndrave të trupit, më së shpeshti që gjendet në gji, pankreas, mushkëri, prostatë dhe zorrë të trashë.
Gjendja është jashtëzakonisht e rrallë, kështu që ka shumë pak kërkime për të, por, sipas një raporti tjetër rasti të botuar në 2014 në revistën BMJ Case Reports, zakonisht ndodh në lidhje me një malinje themelore, më të zakonshmet në stomak dhe në mushkëri. Një rishikim i rasteve, i botuar në Journal of Clinical Oncology, zbuloi se shumica (94%) ndodhën te pacientët me kancer, me vetëm pesë pacientë që nuk shfaqnin prova të dukshme të malinjitetit.
Nuk ka trajtim specifik për këtë lloj sëmudje, megjithatë, disa raste, rreth 30 për qind, sipas një artikulli të botuar në Journal of Investigative Dermatology, zgjidhen përmes trajtimit të tumorit malinj themelor.
Sa i përket pacientes në rastin më të fundit të studimit, ajo iu nënshtrua një raundi kimioterapie, por kanceri i saj kishte përparuar. Ajo aktualisht po kalon një raund tjetër kimioterapie.
Top Channel