Inxhinierja Manjola Fida prej vitesh asiston edhe si eksperte e pavarur në gjykata në fushën e ndërtimit.

Çështjet aktuale ku ka deklaruar ekspertizën e saj, lidhen me efektet e tërmetit në Durrës, grafia financiare si dhe punimet në inceneratorin e Fierit. Mbas një muaji verifikimesh Fida ka dorëzuar konkluzionet përkatëse, ku ka konstatuar se për ndërtimin e inceneratorit nuk u abuzua me fondet publike.

“Abuzime nuk ka duke qenë se ne jemi para faktit se në vepër ishte parashikuar që të ndërtohej me një shumë monetare rreth 32 milionë euro dhe faktikja është se ditën që ne kemi bërë inspektimin, vlera e investimit ka qenë 35 milionë euro, pra kemi një tejkalim. Dhe këto punime dhe vlera monetare që është në tejkalim, është marrë përsipër dhe nuk është njohur si nga ana e supervizorit dhe nuk është faturuar në drejtim të shtetit dhe që kompania koncensionare do ta mbulonte vetë”, tha Fida.

Për shumën e investuar inxhinerja mban parasysh kontratën e nënshkruar midis autoritetit nënkontraktor dhe shoqërisë koncensionare.

“Ndërtimi nga inspekimi që ne kemi bërë objektit, referuar në dokumentacionin e mbajtur për ndërtimin e kësaj vepre, rezulton që vlera faktike të jetë rreth 35 milionë euro. Kemi një rritje të vlerës së investimit nga ajo e parashikuar. Kjo ka ardhur për shkak se është ndryshuar sheshi i ndërtimit dhe përmirësimi i teknologjisë së impiantit”, shpjegoi inxhinierja.

Ajo thekson se ky rezultat bazohet në prova shkresore, mes tyre librezat e masave dhe situacionet që hartohen çdo muaj dhe që më pas janë miratuar nga mbikëqyrësi për kolaudimin e objektit.

“Referuar kushteve te projektimit është kusht i domosdoshëm që një objekt të ndiqet nga mbikëqyrësi i punimeve. Për hartimin e akt-eksportimit i jemi referuar të gjithë dokumentacionit të mbajtur nga mbikëqyrësi i punimeve që në rastin konkret ka qenë shoqëria Ave Consulting, përfaqësuar nga zoti Arben Dervishi. Pjesë e dokumentacionit të mbikëqyrësit, janë librezat e masave që hartohen për çdo zë punimi, procesverbalet e punimeve të maskuara që shoqërohen me fotografi, sepse duke qenë se janë punime të maskuara kur shkon për të parë veprën, për të bërë inspektimin nuk mundesh më t’i shikosh. Kështu që i referohesh dokumenteve që shoqërohen gjatë punimit të veprës”, shtoi Fida.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA