Kolegji i Garancisë në Komitetin Olimpik të Sportit në Itali vendosi që t’i kthejë Juventusit 15 pikët e zbritura nga Serie A. Duke kërkuar një rishikim të çështjes dhe duke pranuar pjesërisht kërkesën e bardhezinjve.
Lajm i mirë për “Zonjën e Vjetër”, që me 15 pikët e marra tani shkon në kuotën e 59 pikëve. Duke u renditur përkohësisht në vendin e tretë me 2 pikë më pak se Lazio.
Pas disa muajsh hetim, Juventusi arrin që të kthejë çështjen në fillesë, duke kërkuar një rishikim të saj. Kolegji Sportiv ka marrë parasysh kërkesën e bërë, ndërkohë që brenda një muaji do të pasqyrojë dhe argumentet që çuan në pezullimin e vendimit.
Bardhezinjtë u akuzuan për fshehje dhe manipulime të bilanceve financiare, duke mashtruar me shifrat e deklaruara për transaksionet e kryera. Pas një hetimi disamujor, prokuroria e Torinos vendosi që të marrë sanskione ndaj klubit bardhezi.
Megjithatë, çështja duhet të rishqyrtohet dhe për momentin Juventusi i gëzohet pikëve të marra dhe garon i qetë për pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.
Top Channel