Didier Drogba, ish-sulmuesi i Chelsea-t, reagoi tepër i indinjuar nga performanca e klubit gjatë gjithë këtij sezoni.
“Nuk është më i njëjti klub”, tha Drogba, 45 vjeç, për Canal+. “Unë nuk e njoh klubin tim. Ka një pronar të ri dhe një vizion të ri”, shtoi ish-futbollisti nga Bregu i Fildishtë.
Humbja e dytë 0-2 ndaj Realit të Madridit sanksionoi mbylljen e sezonit pa asnjë trofe, pavarësisht shpenzimeve të mëdha në merkato (rreth 550 milionë stërlina).
“Një dhomë zhveshjeje me 30 lojtarë është e vështirë për t’u menaxhuar nga trajneri, kushdo qoftë ai”, ka komentuar Drogba.
Ish-sulmuesi luajti për Chelsea-n kur klubi londinez fitoi Championsin në vitin 2012 dhe ndihmoi londinezët që të fitonin katër tituj të Premier League-s.
Top Channel