Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të bëjë skonto për Jude Bellingham.
Gjermanët e kanë vendosur se kushdo që kërkon shërbimet e talentit britanik, do të duhet të paguajë plot 150 milionë euro. Kjo shifër “trembi” Liverpoolin me trajnerin e The Redsave, Jurgen Klopp që deklaroi tërheqjen e klubit anglez nga gara për 19-vjeçarin. Tashmë, në duel janë Manchester City dhe Real Madrid.
Spanjollët e pëlqejnë së tepërmi Bellingham, por edhe për një si Florentino Perez 150 milionë euro janë shumë. Megjithatë, madrilenët nuk janë dorëzuar dhe po punojnë të gjejnë zgjidhjen e duhur dhe më të përshtatshme. Ideja e fundit e “Los Blancos” është përfshirja në tratativa e Brahim Diaz. Lojtarit që është në pronësi të Real Madrid dhe që luan aktualisht si i huazuar tek Milani.
Fantazisti është mjaft i vlerësuar për paraqitjet e tij me kuqezinjtë, megjithatë te Reali janë të gatshëm t’ia heqin nga duart italianëve dhe ta transferojnë në Gjermani për të ulur disi çmimin për Bellingham. Një operacion i ndërlikuar, por te Reali do të provojnë gjithçka për të kryer transferimin e lojtarit anglez në merkaton e verës./ SuperSport
Top Channel