
25/02 09:55
Ndërkohë që Chelsea është i angazhuar në zgjedhjen e trajnerit për sezonin e ardhshëm, një nga kandidatët mund të përfundojë në stolin e një klubi tjetër londinez.
Luis Enrique, sipas raportimeve të medieve britanike, është zgjedhja e parë e Tottenham-it, i cili ia besoi skuadrën Stellinit pas ndarjes me Antonio Conte.
Ish-trajneri i Romës dhe Barcelonës, i cili është në garë me Julian Nagelsmann për të udhëhequr “Blutë” në sezonin 2023-2024, në fakt mund të ketë nisur bisedimet me drejtuesit e “Spurs”.
Top Channel