Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas bastisjes së zyrave të saj qendrore në Prishtinë, duke theksuar se nuk ka ndonjë informacion zyrtar për këtë çështje.

Përmes një komunikate për mediet, KEK bën me dije se “sot ka pas një kontrollë nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle. Lidhur me këtë, KEK si gjithmonë mbetet e hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe.”

Korporata Energjetike e Kosovës ka shtuar se mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.

Lajmin për bastisjen në KEK e ka konfirmuar Policia e Kosovës. “Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës ka zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”- thuhet në përgjigjen Policisë për KosovaPress.

Vlen të theksohet se, arsye e bastisjes së KEK-ut dyshohet të jetë një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të termocentralit Kosova A. Departamenti i krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka bastisur zyrën e drejtorit të Koorporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit, i cili pastaj është shoqëruar për të dhënë dëshminë e tij në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA