Studiuesit e Universitetit të Toronto publikuan të dhënat pasi zbuluan programin infiltrues në aparatet e aktivistëve meksikanë të të drejtave të njeriut.

Ata thanë se grupi izraelit i sulmeve kibernetike NSO ka kryer të paktën tre sulme të tipit  “zero click” ndaj aparateve iPhone të anëtarëve të shoqërisë civile vitin që shkoi.

Studiuesit e grupit Citizen Lab publikuan zbulimet  ku flitej për gamën e gjerë të aktivitetit të NSO, pas infektimit të celularëve të të paktën dy aktivistëve në Meksikë në vitin 2022.

Programi Pegasus i grupit NSO mund të infiltrohet në aparate me anë të një mesazhi teksti që përdoruesi klikon, ose së fundmi me anë të sulmeve të tipit “zero-click”.

Ndërhyrjet bëhen për të monitoruar çdo informacion në celularin e përdoruesit.

Në sulmet e indentifikuara nga Citizen Lab ishin shënjestruar aparate iOS 15 e iOS 16, për të cilat thanë se kishin njoftuar kompaninë Apple, me qëllim përmirësimet për të shmangur ndërhyrjet.

NSO Group është një agjenci mbikëqyrjeje izraelite e ministrisë së mbrojtjes, thotë Citizen Lab i Universitetit të Toronto, të cilët kanë studiuar gjerësisht Pegasus.

Citizen Lab tha se zbuloi fillimisht sulmet gjatë hetimit të anëtarëve të OJQ-ve meksikane ‘Red en Defensa de los Derechos Digitales’ ose RD3, teksa ekzaminonte celularët e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Koha e ndërhyrjeve korrespondonte me aktivitete të rëndësishme të organizatës dhe sugjeron se operatori i Pegasus kërkonte të depërtonte duke ndaluar punën e organizatës në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria meksikane”, thuhet në raport.

‘Centro PRODH’ është një grup i ligjshëm meksikan për të drejtat e njeriut dhe heton një rrëmbim masiv të dhjetra stundentëve në Meksikë në vitin 2015.

Një nga celularët e infektuar i përkiste kreut të grupit Centro PRODH, Jorge Santiago Aguirre Espinosa, për të cilin Citizen Lab tha se ishte kompromentuar të paktën tre herë prej vitit 2016.

I dyti ishte ai i anëtares së Centro PRODH, María Luisa Aguilar Rodríguez, që ishte infektuar teksa raportonte për shkeljet e të drejtave nga ushtria e Meksikës.

Sipas një raportimi të  rrjetit Washington Post, Meksika ka qenë “një klient i rregullt i grupit kibernetik NSO”.

Zyrtarët izraelitë të NSO mohojnë shkeljet e ligjit ose shërbimet e spiunazhit për qeveritë në botë, duke thënë se Pegasus është krijuar vetëm kundër “kriminelëve dhe terroristëve”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA