Në kuadër të përgatitjeve përfundimtare para fillimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” sot në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë para komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrit të Mbrojtjes, Armed Mehaj, është realizuar Prova e Konceptit të Ushtrimit (ROC DRILL) për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se sindikatat kanë brifuar për konceptin e ushtrimit në të gjitha fazat e realizimit, që nga dislokimi, realizimi i ushtrimit dhe ridislokimi me të gjitha detajet e mbështetjes reale për ushtrimin.
“Gjeneral Jashari ka përgëzuar oficerët dhe nënoficerët për punën dhe përkushtimin e tyre, gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen që i kanë dhënë këtij ushtrimi në të gjitha fazat që nga planifikimi e deri në këtë fazë, ai ka theksuar rendësin e këtij ushtrimi të shkallës së gjerë të udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Evropë, duke na krijuar mundësin që të jemi të ndërveprueshëm me partnerët tanë në operacione të përbashkëta. Ministri i Mbrojtjes gjithashtu theksoi se keni mbështetjen time të pakursyer për realizimin sa me më sukses, këtë ja kam shprehur edhe komandantit Jashari që në fazat e hershme të planifikimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Top Channel