U zhvillua në Tiranë Konferenca Kombëtare “Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri”, nën idenë mbështetjen dhe promovimin të ministrisë të arsimit dhe sporteve.
Në mungesë të kryeministrit të vendit Edi Rama për arsye shëndetësore fjalën hapëse e mbajti ministria e sportit Evis Kushi e cila numëroi rreth 44 medalje të marra në vitin 2022 dhe përpos këtij fakti I vuri theksin edhe një herë kthjimit të vëmendjes së qeverisë ndaj sportit si asnjëherë më parë.
“Kemi një ligj të ri për sportin të përafruar me legjistlacionin e Bashkimit Europian. Kemi një vendim të Këshillit të Ministrave që i shpërblen me dinjitet sportistët tanë dhe trajnerët. Kemi më shumë investime në infrastrukturën sportive. Kemi një rritje të buxhetit të sportit nga viti në vit. Ndërkohë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka filluar një fazë të re të lëvizjez Olimpike. Të gjitha këto kanë sjellë në rezultate të mira nga sportistët tanë që kohët e fundit na kanë dhuruar kaq shumë krenari”– shprehet ministrja Evis Kushi.
Më pas presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli numëroi një sërë arritjesh që ka bërë KOKSH në këto vite dhe mes sukseseve sportive thekoi projektin e ekipeve sportive në shkolla.
Presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armand Duka duke parë përpara, i la mënjanë ato që janë bërë për të pretenduar edhe më tepër në sport jo vetëm në arritje, por edhe mbështetje nga qeveria!
“Ka ardhur koha që të punojmë së bashku për të miratuar një paketë të plotë ligjore dhe fiskale e cila do të krijonte tregun e futbollit dhe sportit në Shqipëri. Duhet ta fillojmë me Ligjin e Sponsorizimit. Ekonomia shqiptare do të ishte përfituesja më e madhe e krijimit të këtij tregu. Të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi do të kenë gjithashtu kushte dhe mundësi më të mira për të ngritur lart flamurin e vendit tonë të dashur. Duke punuar së bashku, pushtet qendror, pushtet lokal, organizata sportive dhe biznesi, jam shumë i sigurt se do të shkojmë larg dhe do të shkruajmë një faqe të ndritur në histori“-shprehet presidenti i FSHF, Armand Duka.
Top Channel