Norvegjia rihap kalimin panoramik Trollstigen pas dëborës dimërore (video-foto)

18/04/2023 19:27

Në këtë kohë të vitit Norvegjia spastron rrugën e saj më të famshme malore me makineri të rënda, teksa kalimi famshëm Trollstigen rihapet pas dimrit.

Si çdo vit vendi publikon pamje me dron të borëpastrueseve që gërmojnë për të zbuluar asfaltin duke larguar më shumë se 3 metra lartësi dëbore.

Rruga gjarpëruese e Trollstigen lidh Andalsnes me fshatin e Vallda dhe njihet për pamjet e saj spektakolare.

Vendi është gjithashtu i rrezikuar nga ortekët prandaj qëndron i mbyllur gjatë sezonit të dimrit nga nëntori deri në prill.

Për ta bërë sërish të kalueshme për automjetet autoritetet norvegjeze të rrugëve fillimisht dihet të indentifikojnë shtratin e rrugës së mbuluar.

Më pas ata duhet të punojnë për gati një muaj për largimin e dëborës në të gjithë gjatësinë.

Në pamje shihen ujëvarat e dëborës që lëshohen në ajër nga makineritë pastruese mes peisazhit të gjerë malor.

Trollstigen është hapur në vitin 1936 nga mbreti Haakon VII dhe vizitohet nga mijëra turistë në verë.

FOTO GALERI
3/10
Rruga gjarpëruese e Trollstigen lidh Andalsnes me fshatin e Vallda dhe njihet për pamjet e saj spektakolare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA