Sondazhi në Top Story/ 37,6% e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht cilësinë e jetesës në Elbasan

17/04/2023 21:50

Si është cilësia e jetesës në Elbasan?

Sipas sondazhit të kryer nga Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, duket se pjesa më e madhe e qytetarëve të Elbasanit të anketuar kanë vlerësuar pozitivisht punën e kryebashkiakut socialist Gledian Llatja.

Sipas sondazhit, 37,6 përqind e të anketuarve thonë se cilësia e jetës në Elbasan në 4 vitet e fundit është përmirësuar.

28.7% mendojnë se ka qëndruar e njëjtë, sakaq 33.7 % janë përgjigjur negativisht, duke e konsideruar atë të përkeqësuar.

Intervistat janë kryera për periudhën 20 mars deri në 10 prill 2023. 819 persona me të drejtë vote janë marrë në pyetje, ndërsa metodologjia e përdorur është me anë të telefonatave dhe webit. Dhe marzhi i gabimit llogaritet të jetë +/- 2.2 për qind. Bashkia Elbasan ka rreth 169 mijë votues, të cilët do të zgjedhin në 14 maj kryebashkiakun e tyre për katër vitet e ardhshme. Në garë është Gledian Llarja i Partisë Socialiste përballë Luçiano Boçit, i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Top Channel