Shenjat e horoskopit që do të kenë fat në gjysmën e dytë të prillit

17/04/2023 14:25

Tri shenjat e mëposhtme kanë një periudhë të shkëlqyer përpara.

Në pjesën e dytë të prillit, sipas astrologëve, bazuar në aspektet e planetëve, ata do të përballen me disa sfida përpara.

Një nga aspektet dominuese është kur Merkuri niset në mënyrë retrograde më 21 prill.

Dashi

Është koha për t’u rritur, por së pari duhet t’i lini vend rritjes. Është koha për t’u çliruar nga disa modele toksike. Një periudhë ndryshimesh intensive është përpara jush. Ndoshta në fillim çdo ndryshim duket sfidues, por në fund të ditës do t’ju lejojë të jetoni më plotësisht dhe sipas mënyrës suaj

Luani

Këtë muaj, energjia e Diellit në shenjën e Dashit do t’ju orientojë ndaj impulsivitetit dhe pamaturisë, gjë që mund t’ju bëjë të bëni diçka pa analizuar mirë. Bëni më të mirën për të qëndruar sa më të qetë pavarësisht çdo gjëje dhe mendoni mirë përpara se të merrni vendime të rëndësishme.

Bricjapi

Do të keni një dëshirë të madhe për të shprehur ndjenjat tuaja këtë muaj, por mund të mos zgjidhni mënyrën më të mirë. Është mirë të thoni atë që keni në mendje, por kini kujdes që të mos lëndoni ata që keni pranë. Kujdesuni për fjalët tuaja dhe kini respekt dhe dhembshuri për të tjerët.

Top Channel