Ata nisën sharjet nga ana e lojtarit të kombëtares gjermane, ndërsa senegalezit shpërtheu në dhomat e zhveshjes duke e goditur.
Mes lojtarëve u rikthye paqja, të dy kërkuan ndjesë për fjalët dhe veprimet e tyre. Ndërkohë, drejtuesit bavarezë kanë gjobitur Mane.
Jo vetëm kaq, sulmuesi i ardhur nga Liverpooli në merkaton verore nuk u grumbullua për takimin e fundjavës ndaj Hoffenheim.
Ndërkohë, trajneri Tuchel theksoi se Sadio Mane do të jetë i gatshëm për Bayernin në përballjen me Manchester City.
Bavarezët do të tentojnë përmbysjen e humbjes 3-0 në çerekfinalen e parë të luajtur në “Etihad Stadium”.