Larg familjarëve të tyre dhe në vijën e parë të frontit, ushtarët ukrainas festojnë Pashkët (Foto)

16/04/2023 22:47

Ushtarët ukrainas i kanë festuar Pashkët Ortodokse në vijën e frontit, larg familjarëve të tyre.

Lufta ruse në Ukrainë i ka penguar të takohen me njerëzit e tyre të zemrës në këto ditë feste.

Për ta ndjerë sado pak ngrohtësinë e festave ata kanë marrë çaj dhe ëmbëlsira tradicionale, teksa qëndrojnë të fshehur për të kontrolluar situatën.

Pavarësisht festës së përbashkët, granatimet dhe sulmet me raketa ruse kanë vazhduar, duke shkaktuar viktima.

Prej më shumë se një viti ata vijojnë të përballen me të njëjtën situatë teksa jeta i rrezikohet në çdo moment nga sulmet ruse. Pavarësisht vështirësive ata kanë qëndruar gjithmonë në mbrojtje të vendit të tyre.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel