Një video në Instagramin e Butrint Imeri ka tërhequr vëmendjen, pasi këngëtari shfaqet me një vajzë “misterioze”.

Butrinti ka qenë shpesh i diskutuar kohët e fundit prej ish-lidhjes së tij me konkurrenten e Big Brother, Kiara Tito, ku gjatë qëndrimit të saj në shtëpi në fillime tregoi mbështetje për të, duke publikuar foton e saj në “Story”, për të cilën Kiara pasi doli nga shtëpia e pyetur në “Fun Club” tha se nuk e kishte parë.

Dyshja shihen të lumtur në një makinë duke kënduar një këngë të Rihannës.

Mbi të nuk është shkuar asgjë dhe mesa duket Butrinti ka dashur t’i lërë kureshtarë ndjekësit e tij, nëse bëhet fjalë për një lidhje mes tij dhe bukuroshes në video, apo është pjesë e ndonjë videoklipi të ardhshëm.

Këngëtari ka qenë i rezervuar me jetën e tij personale duke deklaruar shpesh se nuk është në një lidhje, ndërsa ndonjëherë ka dashur të trazojë pak ujërat.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel