Rezultati i dobët në zgjedhje/ LDK thërret Kuvendin e partisë, pritet miratimi i dorëheqjes së kryetarit
Anesteziologu nga Tetova që hyri live në rrjete sociale brenda repartit të gjinekologjisë është dërguar në paraburgim për tetë ditë, ndërsa hetimet vijojnë për dy akuza.
Mbi 43-vjeçarin rëndojnë akuzat “Punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “Incizim të paautorizuar”.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-gjykatësi Sejfulla Osmani, i cili gjatë një prononcimi për mediat tha se mjeku duhet gjithmonë të ruajë privatësinë e pacientit.
“Dispozita ligjore bazohet në atë se mjeku duhet të ruajë fshehtësinë e pacientit, ndërsa në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Një doktor bën publikimin e fotografive që edhe po t’i shohë dikush tjetër duhet të merren masa për të sanksionuar këtë publikim. Mendoj që është momenti i fundit që edhe mjeku të ngrenë zërin pavarësisht asaj që është procedim penal nga ana e prokurorisë. Mbi të gjitha mjekët duhet të reagojnë, se kështu mjekësh nuk i duhen shoqërisë tonë”, u shpreh Osmani.
Duke qenë se mjeku anestezist rrezikon tre muaj deri në gjashtë vite burgim, ish-gjykatësi u shpreh se më e përshtatshme është heqja e licencës së tij.
“Pavarësisht asaj, unë fillimisht e kisha sanksionuar me marrjen e lejes për veprimtari, licencën e mjekut, këtu e thërras asociacionin e mjekëve për t’i hequr licencën e mjekut. Ky njeri nuk e meriton të merret me mjekësi dhe me trajtimin e pacientëve, pasi shkel parimet themelore të profesionit”, shtoi më tej Osmani.
Top Channel