Pa themelimin e Asociacionit serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, deklaroi presidenti Aleksandër Vuçiç, në një kohë kur Prishtina zyrtare insiston që zgjedhjet të zhvillohen në 23 prill.

“Pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk ka për të pasur formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, paralajmëroi një ditë më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Vuçiç nuk lëviz nga qëndrimi i tij se kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Analisti serb Ognjen Gogic nisur nga takimi që Aleksandër Vuçiçi pati në Rashkë me përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë, shprehet se e gjitha biseda u zhvillua me tone sikur asgjë të mos kishte ndodhur në Bruksel e Ohër, duke iu referuar marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, me të cilën u pajtuan të dyja palët.

“U fol sikur atje të mos ishte pranuar asgjë, dhe sikur asgjë të mos kishte lidhje me propozimin europian, ndërkohë që për shembull, u diskutua ndër të tjera edhe për target e hodhën propozime të reja nga Serbia se do të marrë masa ndaj targave të Kosovës, nëse nuk miratohen kërkesat e saj”, nënvizon ai, ndërsa kujtoi se në dokumentin e miratuar në Bruksel e Ohër, një nga pikat kishte të bënte pikërisht me targat. Zgjedhjet në veri të Kosovës ishin parashikuar të mbaheshin dhjetorin e kaluar, por u anuluan për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA