85 vjeçari Jack Nicholson shfaqet pas dy vjetësh në vilën e Beverly Hills, pas zërave se “do të vdesë vetëm” (fotot)

15/04/2023 16:33

Aktori i dashur amerikan Jack Nicholson duket se është parë për herë të parë në publik prej 18 muajsh, në ballkonin e vilës së tij gjigante në Beverly Hills, me një pamje jo shumë të kuruar por gjithsesi të vlerësuar nga dashamirësit.

Tre herë fituesi çmimit Oskar shfaqet pas deklaratave të miqve të tij se nuk dëshironte të kishte më kontakte me njeri dhe se dëshironte të vdiste vetëm, disi në mëyrë të ngjashme me fqinjin e tij dhe koleg të ekranit të fimit, Marlon Brando.

Nicholson, i cili konsiderohet si beqari më i famshmë në Los Angeles, ka qenë katër her ëi martuar para se të bëhej i famshëm në kinematografi. Gruaja e tij më e famshme është ish-aktorja e regjizorja amerikane Angelica Houston me të cilën është ndarë rreth 25 vjet më parë.

Nicholson ishte parë herën e fundit më 2021 bashkë me djalin e tij që i ngjan shumë Ray, duke ndjekur në stadium skuadrën e tyre LA Lakers. 31 vjecari Ray, është nga personat e paktë me të cilët Nicholson mban ende kontakte, sipas raportimeve .

Dje Nicholson u kap nga paparacët duke qëndruar në ballkonin e tij me pamje nga liqeni Franklin Canyon Reservoir, veshur me një bluzë të lirshme ngjyrë portokalli e pantallona të gjera teksa mbështetej në parmak në daljen e mëngjesit.

“Ai e ka bërë të qartë se shtëpia është fortesa e tij, edhe pse njerëzit duan ta takojnë”, ka thënë më herët një miku i tij për rrjetin Radar Online.

“Jack kontakton vetëm me disa të afërm, veçanërisht Ray, për të cilin është shumë krenar, por ditët e daljev të tij në publik, kanë marrë fund”, shtonte miku i tij.

Ray është më i riu i fëmijëve të tij dhe është parë me të atin në dy ndeshje basketbolli të Lakers.

Kështu që aktori mbetet i izoluar në vilën e tij gjigante me katër dhoma gjumi, pishinë e kopsht të gjerë, që ka qenë strofka e tij që prej viteve 70.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA