U përlesh me shoqen e saj në rrugë, mbretëreshës së bukurisë i hiqet kurora

14/04/2023 14:32

Një Miss-i i është hequr titulli pasi u pa duke u zënë në rrugë me një vajzë tjetër.

Bëhet fjalë për  Thayssa Florindo, 20 vjeç, e cila u kurorëzua si Miss Luna 2022 dhe po konkurronte në një tjetër konkurs të famshëm brazilian, Miss Universe Espirito Santo 2023.

Por pasi u shfaq një video duke u përleshur me një femër tjetër javën e kaluar, studentja e drejtësisë u skualifikua nga konkursi dhe iu hoq titulli i vjetër.

Në videon e publikuar, Thayssa shihet duke thënë: E godita fort, do e godas fort përsëri. Më pas ajo reagoi duke thënë për mediat lokale se nuk ishte e dehur në ato momente, thjesht shumë e zemëruar sepse u sulmua me një pije në fytyrë dhe një gjë të tillë nuk e toleroi dot.

Florindo tha për mediat lokale se vajza tjetër, e cila dikur ishte shoqja e saj, e akuzoi atë për lidhje romantike me ish-të dashurin e saj, gjë që sipas saj nuk ishte e vërtetë.

Mësohet se përleshja është zhvilluar në Ibatiba, Espirito Santo, në jugperëndim të Brazilit, më 31 Mars.

Vajza tjetër që u dhunua, e cila mbetet anonim, pretendon se ish-fituesja e konkursit të bukurisë e sulmoi dhe kërcënoi atë, kështu zyrtarët e konkursit të bukurisë i hoqën titullin e Miss-it Thayssas.

Vajza e sulmuar tregoi se ka paraqitur një raport policor dhe një padi kundër Florindo, për sulmin në fund të muajit të kaluar.

Ajo tha se Florindo ka një histori sulmi ndaj njerëzve: Thayssa nuk është e lehtë. Ajo është ngatërruar me shumë vajza, veçanërisht në Twitter. Në ditën e sherrit ajo më tha thënë të flisnim… Ndërsa po bisedonim, më hodhi një birrë dhe unë ia ktheva dhe kjo u shndërrua në një rrëmujë të madhe dhe nuk mund ta shpjegoj se çfarë ndodhi më.

Një zëdhënës i Miss Universe Espirito Santo konfirmoi për mediat lokale se Florindo ishte skualifikuar për thyerjen e një klauzole në kontratën që ajo kishte nënshkruar.

Klauzola thotë: Kandidati mund të përjashtohet nga konkursi ose t’i anulohet titulli nëse kandidati kryen ndonjë situatë që gjeneron dhunë, mosrespektim të etikës standarde në lidhje me marrëdhëniet ndërpersonale ose veprime të paligjshme gjatë përmbushjes së titullit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA