Në Top Talk me Juli Xhokaxhi në Top Channel, ishin të pranishëm ditën e sotme gazetari Aleksandër Çipa, dhe Erlis Çela pedagog, të cilët analizuan mungesën e debatit mes kandidatëve për pushtetin lokal në zgjedhjet e 14 majit.
Sipas Çipës arsyeja kryesore pse dy kandidatët nuk bëjnë një debat mes tyre pasi janë të papërgatitur për të qenë konkret në përgjigje dhe pyetje mes njëri-tjetrit.
Çela nga ana tjetër tha se ata kanë zgjedhur të përdorin taktikën e “injorimit”, për të dhënë mesazhin se nuk kanë kundërshtar dhe kjo është e gabuar sipas tij.
Aleksandër Çipa: Mendoj që arsyeja e parë buron nga fakti që janë të papërgatitur për të qenë konkret në përgjigje dhe në pyetje me njëri-tjetrin sepse transparenca në shoqëri është një nga gjërat më të munguara. Mendoj që arsyeja e parë lidhet me udhëheqësit e lartë politik, iu është dashur ta përdorin këtë fushatë në një mënyrë për interesat për pozicionin aktual të tyre. “Rithemelimi” me Metën është dashur për momentin e rikompozimit të një strukture politike ndërsa shumica politike nuk do ta bëje pasi elementët e akumuluara për një kohë të gjatë janë të mjaftueshme për të qenë stigmatizues nga kundërshtarët politikë, këta janë shmangur tre çelësave të artë të retorikës së Sokratit, logosi, patosi dhe etosi. Shfaqet i plotë karakteri i Ramës Metës dhe Berishës, por më së shumti i Berishës ë nivelin makro dhe logosin e shmangnin qëllimisht sepse nuk duan ta përshtasin në realitetin e ndryshueshëm.
Erlis Çela: Taktikën e injorimit ata e përdorin për të dhënë mesazhin se nuk kanë kundërshtar dhe kjo është e gabuar. Ligjërimi publik i liderëve kryesorë është tërësisht emocional që synon të prekë qytetarët ata nuk bëjnë krahasime logjike e analiza si ka qenë si është bërë. Ata thonë mos votoni Berishën se do të sjellë 97 mos votoni Ramën se kapen me këtë pjesën e tallavasë.
Top Channel