Korea e Jugut u jep $490 pension të rinjve të izoluar, që refuzojnë të jenë pjesë e shoqërisë (fotot)

14/04/2023 16:48

Programi kryhet për të rinjtë nën 24 vjeç që shfaqin simptoma ekstreme të izolimit shoqëror.

Korea e Jugut do t’u ofrojë të rinjve që izolohen nga shoqëria një pension mujor prej 650,000 von ($490) me qëllim t’i inkurajojë të dalin nga shtëpia, si pjesë e një mase të re të ministrisë së Gjinisë, Barazisë e Familjes.

Masa shoqërohet gjithashtu me oferta arsimi, pune dhe mbështetjeje shëndetësore.

Fenomeni i njohur në vend si “hikikomori”, që në gjuhën japoneze do të thotë, “të tërhiqesh prapa”, është bërë shqetësues mes të rinjve që refuzojne pjesëmarrjen në shoqërinë civile siç ne e njohim, dhe refuzojnë të dalin nga shtëpia për të shkuar në shkollë, universitet ose në punë.

Njoftimi i kësaj jave që po zgjerohet me masa të tjera, është pensioni mujor për kostot e jetesës të individëve  dhe përfshin kosto për shkëmbime kulturore mes adoleshentëve.

Rreth 350,000 persona të moshave 19 deri në 39 vjeç në Korenë e Jugut konsiderohen si të izoluar.

Autoritetet thonë se ata vijnë kryesisht nga prej ardhje e varfër dhe 40% kanë nisur të jetojnë kështu prej adoleshencës.

Zyrtarët thonë se ata përdorim izolimin si një mburojë ndaj problemeve të tyre familjare, si depresioni, dhuna apo problemet financiare.

Korea e Jugut ka gjithashtu një masë të lartë papunësie mes të rinjve që arrin në 7.2%, si dhe po përpiqet të rrisë numrin e lindjeve në rënie, me më pak se një fëmijë për çdo grua.

FOTO GALERI
1/3
Fenomeni i njohur në vend si “hikikomori”, që në gjuhën japoneze do të thotë, “të tërhiqesh prapa”, është bërë shqetësues mes të rinjve që refuzojne pjesëmarrjen në shoqërinë civile siç ne e njohim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA