Shtyhet vendimi për ndryshimin në ligjin “Për taksat Kombëtare”, reagon opozita! Tabaku: Të diskutohet skema për fermerët

13/04/2023 11:28

Kuvendi vendosi të shtyjë diskutimin dhe miratimin e projektligjit për disa ndryshime në ligjin ‘Për taksat kombëtare’.

Deputeti Eduart Shalsi tha se duhen rregulluar disa gabime teknike që përmban ky projektligj.

Menjëherë, kanë reaguar deputetët e opozitës, me akuzat për mazhorancën se vepron si të dojë me ligjet dhe projektligjeve.

Deputetja Jorida Tabaku kërkoi që të diskutohet skema për fermerët.

“Diskutimet individuale për ligjin që prek vetëm një prodhues, ky parlament duhet të ketë turp që t’i diskutojë”, tha deputetja në replikën e saj.

Ndërsa deputeti Dashnor Sula u shpreh se ekonomia shqiptare “është në dittë më të këqija”. Ai kërkoi të hiqet taksa e naftës.

“Shqetësohuni edhe për taksat e tjera. Hiqni atë taksën e naftës që po e shkatërron ekonominë.  Ekonomia shqiptare është në ditët e saja më të këqija. Rruga që keni nisur është pa krye. Nuk ka raport ndërkombëtar që thoni një fjalë të mirë. Edhe ato që ne ju kemi propozuar doni t’i bëni tani në fushatë zgjedhore. Mos e mbyllni parlamentin një muaj, siç keni ndërmend por të vazhdojmë punën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA