Qyteti i piramidave të lashta meksikane Teotiuakan, vijon të magjepsë me misteret e Mesoamerikës (fotot)

13/04/2023 19:39

Megjithë punën shekullore arkeologjike në këtë perlë misterioze të antikitetit, ka ende shumë hapësira boshe në njohuritë tona për vendin gjigant dhe njerëzit që jetonin aty.

Teotiuakan, vendi trashëgimisë botërore të UNESCO gjendet rreth 48 kilometra në veri të kryeqytetit dhe pret vizitorët me piramidat imponuese të Diellit, të Hënës, Udhën e të Vdekurve dhe të tjera monumente të epokës para kolumbiane.

Metropoli i lashtë nuk është i ndërtuar me beton e xham por me gurë vendas, me të cilët është ngritur piramida impresionuese 100 metra e lartë mbi Luginën e Meksikës.

Piramidat ngrihen mbi tempujt e lashtë ceremonialë dhe rrënojat e atij që ishte dikur një qytet i fuqishëm e i lulëzuar.

Teotiuacan është një nga impjanet e lashtë më impresionues të Amerikën Latine, duke tejkaluar dhe rrënojat e Maia-ve e civilizimeve të tjera Mesoamerikane.

Piramida e tij e Diellit dhe e Hënës që shikojnë mbi Rrugën e të Vdekurve 4.5 km të gjatë, ku gërmimet kanë zbuluar komplekse apartamentesh me popullsi të përziera mesoamerikane.

Për qindra vjet Teotiuakan ishte një qendër pasurie, pushteti dhe kulture në Amerikën e lashtë, por përsëri shumë fakte mbi të nuk njihen nga shkenca.

Identiteti i ndërtuesve të qytetit mbetet një mister, ashtu si dhe gjuha e folur dhe organizimi i qeverisjes.

Megjithse fuqia dhe domethënia e Teotihuacan dallohen me lehtësi, qyteti nuk i lëshon lehtë sekretet e tij, thonë shume shkencëtarë te lashtësisë.

FOTO GALERI
2/7
Teotiuakan, vendi trashëgimisë botërore të UNESCO gjendet rreth 48 kilometra në veri të kryeqytetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA