Edi Rama pritet t’i rikthehet fushatës me dy gishta edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kjo pasi në fletën e votimit, Partia Socialiste do të renditet e dyta. Nga  shorti i hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi që koalicioni “Bashkë Fitojmë” i  Berishës dhe Metës do jetë në krye te fletës së votimit,  ndërkohë subjekti i tretë do të jetë Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, ndërsa pas tij  me numrin 4 do të renditet Partia Republikane e Fatmir Mediut.

Partia Demokratike zyrtare, e cila dështoi të nxjerrë kandidat në të gjitha Bashkitë e vendit, nuk përfitoi nga e drejta për t’u renditur në top list por por zuri pozicionin e nëntë në fletën e votimit, ndërsa Partia Social Demokrate do të renditet e teta.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin edhe për renditjen e kandidatëve për 11 Bashkitë e vendit. Në kryeqytet, fleta e votimit ka numrin më të madh të kandidatëve dhe goglat vendosën që numrin 1 ta mbajë kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. Komunisti Marko Dajti do të rreshtohet i dytë në fletën e votimit, ndërsa kandidatja e  Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet do të ketë numrin 3.

Socialisti Erion Veliaj do të jetë i rreshtuar i katërti në fletën e votimit, pasuar nga Belind Këlliçi që do ketë numrin 5. Fleta e votimit mbyllet me kandidatin e PD zyrtare Roland Bejko. Në Shkodër, socialisti Benet Beci do jete në krye të fletës se votimit, pasuruar nga Bardh Spahia.

Edhe ne Elbasan kandidati socialist Gledian Llatja u rendit i pari, ndërsa Luçiano Boçi i dyti, shorti  përcaktoi ndryshe ne Durrës ku Igli Cara do të jetë në krye të fletës së votimit, pasuar nga Emiriana Sako e PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA