Gana është vendi i parë që miratoi një vaksinë të re të malaries që është përshkruar si një “ndryshues i botës”, nga shkencëtarët që e zhvilluan atë.

Vaksina, e quajtur R21, duket të jetë jashtëzakonisht efektive, në kontrast të plotë me sipërmarrjet e mëparshme në të njëjtën fushë.

Rregullatorët e ilaçeve të Ganës kanë vlerësuar të dhënat përfundimtare të provës mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës, të cilat nuk janë ende publike dhe kanë vendosur ta përdorin atë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton gjithashtu miratimin e vaksinës. Malaria vret rreth 620,000 njerëz çdo vit, shumica prej tyre fëmijë të vegjël.

Ka qenë një ndërmarrje masive, shekullore, shkencore për të zhvilluar një vaksinë që mbron trupin nga paraziti i malaries.

Të dhënat e provës nga studimet paraprake në Burkina Faso treguan se vaksina R21 ishte deri në 80% efektive, kur jepej si tre doza fillestare dhe një përforcuese një vit më vonë. Por përdorimi i gjerë i vaksinës varet nga rezultatet e një prove më të madhe që përfshin gati 5000 fëmijë.

Autoriteti i Ushqimit dhe Barnave i Ganës, i cili ka parë të dhënat, ka miratuar përdorimin e vaksinës tek fëmijët e moshës nga pesë muaj deri në tre vjeç.

Prof Adrian Hill, drejtor i Institutit Jenner në Universitetin e Oksfordit, ku u shpik vaksina është shprehur: Ne presim që R21 të ketë një ndikim të madh në vdekshmërinë e malaries tek fëmijët në vitet e ardhshme, dhe në një afat më të gjatë vaksina do të kontribuojë në qëllimin e përgjithshëm përfundimtar të çrrënjosjes dhe eliminimit të malaries.

Instituti i Serumit të Indisë po përgatitet të prodhojë midis 100-200 milionë doza në vit, me një fabrikë vaksinash që po ndërtohet në Accra, Gana.

Çdo dozë prej R21 pritet të kushtojë disa dollarë.

Adar Poonaëalla, CEO i Institutit Serum, tha: “Zhvillimi i një vaksine për të ndikuar shumë në këtë barrë të madhe të sëmundjes ka qenë jashtëzakonisht e vështirë”.

Ai shtoi se Gana, si vendi i parë që miratoi vaksinën, përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në përpjekjet tona për të luftuar malarien në mbarë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA