Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, ish-Kryetar i PS Tiranë, Ervin Bushati ka komentuar pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje, ku tha se Alibeaj është i pakonsiderueshëm në ‘lokalet’.
Bushati tha se situata e krijuar brenda grupeve të PD-së nuk i shërben aspak qytetarëve dhe se ata kanë armiqësi brenda partisë dhe jo me partitë e tjera.
Ervin Bushati: Opozita gjithë këto kohë ka marrë lajmin, një lajm pa sens dhe të keq dhe për veten e vet u bë më shumë se një vit që opozita merret me hallet e veta dhe jo me qytetarët. Merret me ca terma vula e brava që do të harron pas ca kohësh në shoqërinë shqiptare e as nuk na duhen. Kjo pjesa se sa keq do të dalin një palë a një tjetër unë e shoh si një përplasje brenda vetes, ata e kanë me veten dhe i vetmi fakt i thjeshtë që e provon këtë si letër lakmuese, është kur Alibeaj i bëri thirrje sillini ata të primareve me logon tonë dhe Berisha tha jo, pikërisht për të provuar se ai është PD-ja me të vërtetë. Pra armiku numër një i Berishës nuk është Rama por është Alibasha apo Alibeaj se i ngatërrohen tani në mëndje kështu që e ka atë i është bërë ide fikse të marrë logon kështu që në këtë pjesë nuk do të hyj dot.
Top Channel