Ngjarjen kriminale të vendosjes së një sasie tritoli në makinën e Benard Ndrecës kreu lokal i Rithemelimit, ish kryeministri Sali Berisha e risolli në vëmendje të parlamentit.
Paçka se policia nuk e ka zbardhur ende ngjarjen dhe motivet Sali Berisha lëshoi këto akuza.
“Pas çdo atentati politik, qëndron politika. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi Rama me heshtjen kriminale 48 orëshe. U godit për ti marrë jetën një politikani të ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, atdhe dashurisë te besimit të liria. U godit si kundërshtar politik, në mënyrë më kriminale të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi nuk guxuan dot të shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, u strukën në labirintet e krimit tyre të shëmtuar dhe ky është Edi Rama”.
Këtyre akuzave të Sali Berishës iu përgjigj kreu grupit parlamentar të PS, Taulant Balla madje duke e sfiduar ish-kryeministrin.
“Gjithmonë kështu ka bërë. Fajësonte Kryeministrin e asaj kohe të PS. Faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër, vetë ky ishte i lidhur dhe e nxori bashkëpunëtorin e tij në pritë. Unë e përgëzoj ministrin e Brendshëm që nuk iu përgjigj, përgjigjen duhet ta japin institucionet. Ngjarja duhet zbardhur. Nuk e bën politika policin apo prokurorin. E sfidoj Berishën, të shkojë t’i çojë në prokurori emrat që gjoja ka. Ka një nen që e detyron të bëjë kallëzimin. Shkoni bëjeni kallëzimin, ose ndryshe mbylleni gojën se mund të ketë gjëra që s’i dihet”.
Top Channel