Një muze në Maine të SHBA-së po ofron 25 mijë dollar për këdo që gjen copëza të një meteori i cili ndriçoi qiellin javën e kaluar përpara se të rrëzohej diku pranë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Qyteti i Calais atje, që ndodhet në një zonë pyjore pranë kufirit dhe ka një popullsi prej pak më shumë se 3000 banorë ka tërhequr interesin e “gjuetarëve të meteorëve”.
Lëmshi i zjarrtë u diktua fillimisht nga radarët, por më pas ai u pa edhe me sy të lirë, ndërsa vendasit dëgjuan edhe një zhurmë të fortë. Muzeu tani po kërkon të shtjerë në dorë copëzat e trupit qiellor, ndaj dhe ofron shpërblimin joshës.
Ai dëshiron t’ja shtojë këto copëza koleksionit të vetë shkëmbinjve hënor dhe marsian. Sipas eksperteve, fakti që radari zbuloi rënien konfirmon se copat e meteoritëve mund të gjenden në tokë. Për çdo rast, nuk ka garanci se mund të arrihen te gjenden vërtet pjesë të këtij trupi qiellor mjaftueshëm të mëdha sa për të përmbushur kushtet e muzeut, i cili pretendon se shpërblimi do t`i takojë atij që sjell pjesën e parë të meteorit e cila të peshojë të paktën 1 kilogram.
NASA tha në faqen e saj të internetit se “masat e meteorëve të vlerësuar nga të dhënat e radarëve variojnë nga 1.59 deri në 322 gramë.
Top Channel