Veliaj: Ne jemi qytet, ata anti-qytet! E kanë mendjen kush ta zaptojë pjesën më të madhe për vete

12/04/2023 17:28

Gjatë takimit me stafin e Bashkisë së Tiranës, ku u shprehu mirënjohjen për punën e palodhur të bërë gjatë këtyre viteve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kur mori drejtimin, institucioni ishte lënë në gjendje të mjerueshme.

Ai nënvizoi se kundërshtarët politikë e kanë hallin ku të zaptojnë ndonjë copë për veten e tyre.

“Këta e kishin bashkinë në dorë, doni të dini alternativën e tyre? Mos mendoni se kanë ndryshuar, se gjersa nuk mbanin dot mirë bashkinë – mos t’ju duket shembull i vjetër para 8 vitesh – para një viti shkatërruan selinë e tyre. Njerëzit që djegin shtëpinë e tyre, mendoni se do rregullojnë shtëpitë tona? Do rregullojnë qytetin tonë? Njerëz që marrin shkop bejsbolli për t’i çarë kafkën kolegut të parties? Unë s’e kam problemin me të majtë e me të djathtë, e kam problemin me qytet dhe anti-qytet. E gjithë kultura e tyre është anti-qytet; pra, qyteti trajtohet si një kullë, që duhet zaptuar. Hallin me kullat, e kanë se kulla u kujton kullat e vjetra, ku ti i zije pusi tjetrit, nuk u kujton këtyre civilizim, nuk u kujton këtyre Manhatanin, Londrën dhe Parisin; kulla për këta është vendi ku ti i zë pusi tjetrit. Po të shikosh sesi e trajtojnë selinë e tyre, si kala dibrançe, për ta zaptuar e për ta zënë, dhe janë gati të rrihen për këtë, imagjinoni ç’i bëjnë ata qytetit. Përveç humorit, kur i referohem tortës, ose kur i referohem Parkut “Rinia” si u zaptua, ose kur i referohem Lanës, në thelb të gjitha këto, për ata janë copa torte dhe copa kullash që duhen zaptuar. Këtu nuk është problemi e majta dhe e djathta, por kultura dhe anti-kultura, qyteti dhe anti-qyteti, shteti dhe anti-shteti, rregulli dhe anarkia. Diferencën e bën një skuadër si Bashkia e Tiranës, ku ndjenja për qytetin, puna për qytetin, dashuria për qytetin bëjnë gjithë diferencën me gjithë të tjerët”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA