Rama takim me punonjësit në Durrës/ Mesazh për bizneset: Rrisni pagat dhe mbani të paprekur kapitalin njerëzor

12/04/2023 17:39

Kryeministri Rama ka kryer një takim ditën e sotme me punonjësit e një fasonerie në Durrës, të cilët i ka informuar mbi planin e qeverisë për implementiin e rritjes së pagave. 

Rama gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje bizneseve të rrisin pagat e të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor pasi nëse punojnë me paga shfrytëzimi punonjësit do të largohen.

Rama: Jemi këtu në vazhdën e takimeve që lidhen me rritjen e  pagave dhe domosdoshmërinë që sektori privat dhe shtetëror do të reagojë e të kuptojë se suksesi i një kompanie e biznesi lodhet me kapitalin njerëzor e ata që punojnë çdo ditë. Jo të gjithë e kuptojnë këtë por ka edhe kompani si kjo që është model në trajtimin e punonjësve, në Shqipëri ka një ndryshim të madh sa i përket vetëdijësimit që punonjësit duhen paguare trajtuar mirë dhe ka një rritje pagash si rezultat i një vështirësie të re. Duke marrë parasysh se një pjesë e konsiderueshme e industrive tona janë të lidhura me këtë industri, që ka qe në e para industri që hapi dyert e fabrikave, këtu mundtë shikojmë si po shfaqen problemet e si i përgjigjen kompanitë. Kemi parë listën e pagave të kësaj kompanie dhe kemi parë që nuk ka asnjë pagë nën 40 mijë lekë neto dhe tregon se suksesi kompanisë nuk është i varur nga shfrytëzimi i punonjësve por mirëtrajtimi i tyre. Të gjithë e kanë shumë të qartë se kemi hyrë në një fazë zëvendësimi të kapitalit njerëzor. Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është që të paktën arsyeja e trajtimit dinjitoz të punonjësve nuk duhet të jetë problem por zgjidhja e problemit. Ne kemi sot domosdoshmërinë t’ja përcjellim të gjithë ndërmarrjeve këtë mesazh të rrisin pagat e të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor. Kur të mos gjejnë më punonjës që do të punojnë me paga shfrytëzimi do të jetë shumë vonë për ta. Ne do të bëjmë tonën sa i përket kësaj pjese, jetojmë në një sistem që nuk ia mundëson shteti si të aktrojnë pagat kjo është çështje e kompanive e punonjësve por nuk mund të rrimë të bëjmë sehir kur kompanitë i japin punonjësve lëmosha shfrytëzimi dhe jo paga reale. Brenda këtij mandati pagën do e çojmë mbi 45 mijë lekë ndërsa brenda 2030 Shqipëria nuk do të ketë pagë nën 65 mijë lekë. Punëdhënësit japin edhe një pjesë të pagës nën dorë duk i grabitur punonjësve pensionet dhe sigurimet shëndetësore, të gjithë mendojnë se duhen rritur pensionet por ndryshe nga pagat ata rriten nga kontributet. Ne duhet sëbashku të kuptojmë se e ardhmja e vendit tonë varet në radhe të parë nga kapitali njerëzor dhe forcat e punës, nëse i humbasim të gjithë të tjerat bëhen më të vështira për ti arritur. Për ti ruajtur forcat e punës duhet ti paguajmë shumë mirë. Pa i çuar të ardhurat për frymë në 10 mijë euro nuk kemi arritur atë që duhet, këtë e arrijmë duke bashkëpunuar me sipërmarrjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA