Princi Harry do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III, por Meghan, Dukesha e Sussex, nuk do të marrë pjesë.
Kishte spekulime nëse çifti do të udhëtonte në kurorëzimin, por tashmë Buckingham Palace ka konfirmuar që Princ Harry do të jetë i pranishëm.
Princi Harry do të bashkohet me më shumë se 2000 të ftuar në Westminster Abbey më 6 maj.
Do të jetë hera e parë që ai do të shihet me familjen mbretërore që nga publikimi i kujtimeve të tij më të shitura.
Libri i Princit Harry, Spare, zbuloi qartë shtrirjen e tensioneve familjare dhe që atëherë ai ka folur se ndihej “ndryshe” nga pjesa tjetër e familjes së tij dhe ishte e paqartë nëse ai do të merrte pjesë në kurorëzimin e babait të tij.
Por tashmë ka konfirmim se Princi Harry do të jetë në Abbey, në një ditë që është edhe ditëlindja e katërt e djalit të tyre, Archie.
Top Channel