“Nuk i ka munguar ndonjëherë financimi”/ Muhamed Veliu: Paratë e fushatës, Berisha i merr nga biznesmenët

12/04/2023 17:53

Gazetari Muhamed Veliu diskutoi në “Top Talk” për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, duke përmendur financimet që marrin partitë.

Ai u shpreh se Sali Berishës nuk i ka munguar ndonjëherë financimi, të cilën e merr nga biznesmenët, për këtë arsye nuk e shqetëson fakti se si do t’i mbulojë shpenzimet e fushatës zgjedhore.

“Asnjëherë Sali Berishës nuk i ka munguar ndonjëherë mbështetja financiare nga biznesmenët e caktuar. Ne e pamë edhe gjatë kohës së rithemelimit se çfarë ishte në gjendje të bënte Sali Berisha. Se si ai në stadiumin “Air Albania” e digjitalizoi të gjithin, pra me qindra mijëra euro të shpenzuara. Prandaj nuk më shqetëson fakti për buxhetin me të cilin Berisha do t’i duhet të duhet për ta mbuluar këtë fushatë zgjedhore”, tha gazetari.

Veliu përmendi Partinë Demokratike, me në krye Enkelejd Alibeaj, i cili sipas tij paratë që do të marrë për këtë fushatë do t’i duhen për qiranë e godinës së re.

“Për sa i përket parave që shkojnë në pjesën tjetër të PD-së, të Enkelejd Alibeaj. Ka shumë pak kandidatë, por do t’i duhen dhe besoj se është një mundësi shumë e mirë për t’i përdorur për godinën e re”, u shpreh ai.

Ndër të tjera gazetari deklaroi se problemi më i madh për fushatën elektorale janë paratë e padeklaruara, për të cilat SHBA-ja ka mbajtur qëndrimin e saj.

“Problemi më i madh janë paratë e errëta që hyjnë në fushatën elektorale të padeklaruara për të cilat edhe Gabriel Eskobar, po të shikojmë qëndrimin e Ambasadës Amerikane një ditë më parë, e shpreh një gjë të tillë. SHBA në këto zgjedhje kërkon kandidatë të pastër dhe financa të kontrollueshme”, shtoi më tej Muhamed Veliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA