Sheshit “Taulantia” në Durrës socialistët i shtuan edhe disa pemë teksa kjo forcë politike betejën për ta fituar këtë bashki, ia besoi rikandidimit të Emiriana Sakos.
Edi Rama rendi shumë punë të bëra në qytetin e dytë më të madh në vend duke theksuar se në mendjen e durrsakëve nuk duhet të ekzistojë kthimi pas.
Rama: Ne jemi në garë me kohën dhe kohën për të bërë sa më shume punë. Jo në garë me ata që duan të marrin peng sa më shumë të jetë e mundur për të krijuar imunitet me veten me problemet që kanë me drejtësinë. E pamundur Durrësi të kthejë drejtimin.
Pa ia përmendur emrin Igli Carës kandidatit të Berishës, Edi Rama bëri këtë koment.
Rama: Çfarë pafytyrësie vinë këtu për ta kthyer Durrësin mbrapa ku vendosin dy hije të kaluara mes një kukulle. Durrësit jo një kukull.
Më herët në një biznes privat, kryeministri Rama, krahas shpjegimit për rritjen e pagave, shpalosi një tjetër synim të qeverisë, të cilin tha se mund të arrihet por me ndihmën e biznesit.
Rama: Nëse në qeverisjen tonë kemi çuar të ardhurat për frymë në 6.400 euro duam t’i çojmë në 10.000 euro për frymë me ndihmën e biznesit.
Top Channel