Nis prodhimi për makinën fluturuese, ja kur do të dalë në treg
Guinness World Records (GwR) ka cilësuar një Chihuahua femër dyvjeçare të quajtur Pearl, si qenin më të shkurtër të gjallë në botë.
Pearl është 9.14 cm e gjerë dhe 12.7 cm e gjatë. Gjatësia e saj është e ngjashme me një kartëmonedhë dollari dhe më e vogël se një telekomandë televizori. Madje Pearl mund të futet lehtësisht në një xhep. Gjatësia e saj u mat tre herë në intervale të ndryshme në Spitalin e Kafshëve Crystal Creek në Orlando, ku ajo lindi.
Pearl u prezantua në Lo Show Dei Record, një shfaqje televizive italiane nga pronarja e saj, Vanesa Semler. Ajo u ngjit në skenë nga pronarja e saj zonja Semler, në një ndenjëse në formë veze të Pashkëve, duke marrë duartrokitje të forta. Pronarja e qenit vuri në dukje se Pearl ka një temperament të qetë, për një Chihuahua dhe nuk ishte e shqetësuar kur doli në skenë para një publiku të madh live. Ajo i tha drejtuesit të emisionit, Gerry Scotti, se Pearl është si divë dhe se i pëlqen të hajë ushqim me cilësi të lartë si mish pule dhe salmoni dhe i pëlqen të vishet bukur.
Pearl është e afërmja e chihhuahuas që kishte thyer rekordin e mëparshëm Miracle Milly, i cili fatkeqësisht vdiq në vitin 2020 para se Pearl të lindte. Pearl është vajza e një prej motrave identike të Milly. Ashtu si paraardhësi i saj Milly, Pearl peshonte më pak 28 g në lindje, ndërsa tani Pearl peshon 553 g.
“Ne jemi të bekuar që e kemi atë dhe që kemi thyer rekordin”, tha Vanesa. Pavarësisht se tani është mbi dy vjeç, Pearl me madhësinë e një xhepi është ende një fëmijë në zemër, sipas Vanesa. Vanesa ka tre qen të tjerë, por të gjithë janë të përmasave normale. Perla është e vetmja e vogël.
Top Channel