Një person është lënë në burg me dyshimin se ka nxitur dhe ka bërë thirrje publike për akte terroriste.

GJKKO mori vendimin për Gentian Çollakun, pasi iu SPAK iu drejtua me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  në kuadër të procedimit penal nr.196/2021, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të  Drejtorisë se Antiterrorit, i është është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal’’arrest në burg’’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim G. Ç. pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘arrest në burg’'”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Top Channel