Kardinali shqiptar Ernest Simoni u ngjit të dielën e pashkës në altarin e Bazilikës së Shën Pjetrit së bashku me Papa Françeskun për bekimin Urbi et Orbi.

Një arritje kjo për kardinalin 94-vjeçar, që prej vitesh jeton në Firence, pas perskeutimeve të vazhdueshme nga regjimi komunist.  Të qenit në krah të Atit të shenjtë, kardinali Ernest Simoni e cilësoi një gëzim të papërshkrueshëm.

Jo vetëm për të por dhe për të gjithë shqiptarët. Veçanërisht- tha ai -për ata që gjatë periudhës së diktaturës u përballën me urrejtjen e vazhdueshme të sistemit si dhe burgosjet e torturat.

Në një artikull kushtuar atij, gazeta italiane LaNazione shkruan se kardinali Ernest Simoni mbetet një nga shembujt e forcës së besimit pasi mundi t’i rezistojë persekutimit pavarësisht shkatërrimit të të gjitha kishave.

Prelati i moshuar shqiptar Ernest Simoni u burgos nga vitit 1963 deri në vitin 1991, por pavarësisht 28 viteve burg ai nuk e humbi besimin.

 

 

Top Channel