Një grua thotë se trembet se gra të tjera do të përpiqen t’ia marrin burrin e saj që e konsideron “shumë të pashëm”, prandaj ka lëshuar një apel që gratë e tjera meksikane ‘të mos i afrohen’.
Një intervistë që ajo ka dhënë për mediat vendase është bërë virale në rrjet, teksa ajo shihet që mban nga dora burrin e saj ndërsa ata flasin për marrëdhënien e tyre.
Gruaja e paemëruar thotë se gratë e tjera e kanë zili prej tiparve të veçanta të bashkëshortit, si për shembull mjekra, buzët dhe sytë, të cilat kishin joshur fillimisht dhe gruan.
Ajo thotë: “Gratë kanë zili sepse i dashuri im është i pashëm, ato gjithmonë shikojnë me zili fytyrën e tij, prandaj unë nuk e lejoj të dalë në çdo kohë nga shtëpia”.
Më pas intervistuesi pyet vetë burrin se si ndjehet për deklaratat e gruas së tij.
Burri thotë se prej sjelljes posesive të gruas ka humbur shokë dhe kolegë ndërsa shton: “Shumë miq me të cilët kaloja kohë tani nuk arrij t’i takoj më”.
Burri shton më tej se ai nuk mund të punojë dhe se gruaja e mbështet financiarisht.
Video qesharake e shpërndarë në TikTok nga përdoruesi Icefire, është shikuar më shumë se 55 milionë herë dhe është pëlqyer më shumë se 4 milionë herë.
Në komente sugjerohet se video duket e çuditshme, ndërsa të tjerë thonë se burri duket i trishtuar.
Një prej tyre tha: “Është vërtet një komedi, edhe sikur të ishte e inskenuar”.
Një tjetër shtonte: “Duket si një burrë i mirë, e paç me shëndet”.
Ndërsa një tjetër tha: “Nuk më duket si një martesë por më shumë si një situatë pengmarrjeje”.
Një grua shkruante: “Edhe unë po të kisha një burrë kaq të bukur do të bëja të njëjtën gjë”.
Nuk është e qartë nëse intervista është e vërtetë apo e sajuar por vëmendja e tërhequr është masive.
Top Channel